LEZHË- Nga nesër Lezha do të përfshihet në perimetrin e statusit të veçantë të gjendjes së jashtëzakonshme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, nga një vizitë në qytetin e Lezhës ku ka parë nga afer situatën e krijuar aty.
I shoqëruar nga kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu dhe Zv. Kryeminsitri Erion Braçe, Rama ka takaur dhe ka qetësuar banorët se e keqja ka kaluar.
“Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore! PËRSËRIS LUTJEN PËR DURIM. Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! KJO ËSHTË SPROVË QË TUNDI TOKËN SHQIPTARE dhe na këputi në shpirt e në trup! Prandaj GISHTIN KOKËS TË GJITHË SË BASHKU dhe O IA DALIM BASHKË O HAJËR NUK BËJMË më kurrë!”, shkruan Rama.
50 persona të vdekur, 900 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë u mbyllën paraditen e djeshme, ndërsa në zonat e tjera u mbyllën pasdite. Trupi i fundit u nxorr pak pas mesnate në zonën e njohur si “2 Gjelat”. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.
(A.B. Dosja.al)

Get real time update about this post category directly on your device, subscribe now.
© 2019 ADRENANET.COM Daily NEWS⚡