Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, në një diskutim mbi rindërtimin e Shqipërisë pas ngjarjes tragjike të 26 nëntorit dhe rolin e Opozitës në këtë rimëkëmbje, ka shprehur qëndrimin e saj mbi situatën pas tërmetit në Shqipëri, duke u ndalur tek mënyra se si Qeveria po e menaxhon gjendjen aktuale.
Ajo është shprehur se Opozita, ashtu si Qeveria e ka nisur punën për rimëkëmbje menjëherë pas tërmetit, mirëpo nuk e ka bërë përmes një show mediatik si Rama, pasi nuk është e drejtë të bëhët spektakël me fatkeqësitë. Sipas Dumës, Opozita është treguar modeste duke mos bërë asgjë publike, as punët dhe as dhurimet.
Më tej, Duma është ndalur tek çështja e largimit masiv të qytetarëve nga Shqipëria përgjatë kohëve të fundit, gjë që sipas saj është problematike pasi njerëzit nuk po largohen vetëm për arsye ekonomike, po largohet shtresa e mesme, ajo shtresë që më shumë se kurrë i nevojitet Shqipërisë.
“Opozita e ka nisur punën si qeveria. Ne nuk donim të shfaqeshim, donim të ishim modestë, të mos bënim publike dhurimet tona. Nuk mundesh të përfitosh show nga tragjedia. Rama 10 orë në ditë detyron njerëzit të zgërdhihen. Batutat e tij e banalizojnë tragjedinë. Nëse vazhdojmë ashtu, nuk do ta rimëkëmbim kurrë Shqipërinë. Nuk bëhët fjalë vetëm për një rindërtim fizik, por për rindërtim shpirtëror. Ne po na ikën shtresa e mesme. Po humbasim njerëzit më të vyer që ka ky vend. Me kë do ta bëjmë këtë vend nesër? Nuk ka rëndësi të kesh, por të dish”, tha ish deputetja në studion e News24./CNA.al
loading...

Get real time update about this post category directly on your device, subscribe now.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci ka shfaqur pasqyrimin e tij mbi gjendjen e arsimit në Shqipëri, nisur nga...
Read moreI qenë prezent në emisionin “Repolitix” ku po flitet rreth menaxhimit të situatës pas termetit, ish anëtari i Këshillit Kombëtar...
Read more© 2019 ADRENANET.COM Daily NEWS⚡