DURRËS– Gazetari Muhamed Veliu ka publikuar një foto krahas një 87-vjeçari, familja e të cilit është prekur nga tërmeti.
Krah fotos, Veliu shkruan se i moshuari i ka rrëfyer se ndër gjithato vite që ka jetuar, kjo është një nga situatat më të vështira që ka kaluar.
“Në fshatin Likeshë 5 km në jug të Shijakut, takova Halit Subashin i cili më tha se në këto 87 vite jetë, kjo ishte situata më e rënde që po kalonte.
Megjithëse në çadër prej 3 ditësh më përcolli mirësi dhe durim për ta tejkaluar situatën ku ai dhe qindra banorë në njësinë administrative Gjepalaj ndodhen.
Në Gjepalaj 85 shtëpi të pabanuara dhe 190 të tjera me probleme. Ne do t’ja dalim të gjithë bashkë,”- shkruan gazetari Muhamed Veliu anash postimit.
51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.
(f.m/ dosja.al)

Get real time update about this post category directly on your device, subscribe now.
© 2019 ADRENANET.COM Daily NEWS⚡